Profesori universitar dhe njohësi i çështjeve politike, sociologu Fadil Maloku ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit shqiptar, Edi Rama.
Maloku përmes një shkrimi, thotë se është e çuditshme me sa lehtësi Rama bëhet zëdhënës i interesave të Serbisë.
Ai thotë se përmes analizës së tij, kapi tri kërkesa të Ramës gjatë konferencës së tij, të mbajtur sot, ku foli për Kosovën e Serbinë.
Postimi i plotë:
Tri kërkesat “urgjente” (djallëzore) të Edi Rames!
Është shumë e çuditshme se si ky njeri, PRANON me kaq lehtësi të bëhet zëdhënës i interesave të Serbisë!?
(Përmes metodës së Analizës së Përmbajtjes, ad hoc i “kapa” tri kërkesa të tija absurde, në Konferencën që sapo mbajti me mediet shqiptare)
1. kërkoj që Serbia të mos konsiderohet si agresore (lexo; përgjegjëse direkte!), kur në ndërkohë edhe diplomat, po edhe politikan të shquar evropian sulmin në Kosovë e identifikuan si akt terrorist dhe me “adresë” të Serbisë;
2. kërkoj që NATO të marrë kontrollin e 4 komunave veriore të Kosovës, edhe pse Policia e Kosovës u dëshmua e denjë për sigurinë dhe stabilitetin e vendit. Që pa asnjë mëdyshje, i bie të përligjet ndarja e Kosovës…!?
3. kërkoj sërish (në këto momente tensionimi!?) një Konferencë të dëmshme për reduktimin e sovranitetit të shtetësisë së arritur me gjitha ato sakrifica…
Tani gjykone, Ju miq se përse i bë ai këto deklarime…