Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Tri komisione mblidhen sot në Kuvend

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, sot nga ora 10:00 raporton në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, lidhur me raportin vjetor të punës për vitin 2023.

Në po të njëjtën orë, Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, ka paralajmëruar se sot do të shqyrtojë Projekt-rezolutën për Raportin vjetor të Autoritetit të Konkurrencës së Republikës së Kosovës – AKRK, për vitin 2022.

Ndërkaq nga ora 11:00, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe zëvendësdrejtori i Fondit për Sigurime Shëndetsore, Bujar Kaçuri, do të raportojnë në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike, lidhur me raportin e auditimit të përformances “Efektiviteti i Programit për Trajtimin e Pacientëve jashtë Institucioneve Shëndetësore Publike”.