Në Kuvendin e Kosovës sot do të mblidhen tri komisione parlamentare.
Nga ora 11:00, fillon Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë që në rend të ditës ka katër pika për të shqyrtuar, shkruan Arbresh.info.
Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, fillon nga ora 13:00 me katër pika në rend të ditës.
Po ashtu, në orën 13:00 mblidhet edhe Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, me shtatë pika në rënd të ditës.