Analisti Arjan Curri ka deklaruar se krahas pistës për tradhëti bashkëshortore, Naim Murseli po hetohet edhe për spiunazh.
Për “Top Story”, Curri ka deklaruar se në këtë pistë që po hetohet nga hetuesit e Kosovës janë përfshirë edhe amerikanët për të kuptuar pse ka komplot mes vrasësve.
Curri: Këto ditë ka plasur një histeri në Shqipëri, Kosovë, por edhe Diasporë, se Naim Murseli që është vrasësi, paska dalë dhe paska thënë se ‘shikoni, gruaja ime është ajo që më ka tradhëtuar’. Dhe këta njerëz, kaq shumë janë të gëzuar në budallallikun e tyre se pista që Naimi mund të ketë pasur një problem të orjentimit seksual, nuk është e vërtetë. Dhe kaq i madh është budallallëku i tyre saqë më shumë gëzohen se mund të jetë Liridona e akuzuar për devijim morali sesa Naim Murseli.
Por kjo pistë është duke u hetuar sepse në celularin e Murselit ka mesazhe të një natyre seksuale dhe homoseksuale. Së dyti, Naimi po hetohet edhe për përfshirje në spiunazh. Është një pistë që po hetohet nga hetuesit e Kosovës dhe të përfshirë në të janë edhe amerikanët.
Së treti, ka momente të caktuara të hezitimit të autoriteteve të Kosovës për t’i dhënë një fuqi, një plotësi, një paanshëmri dhe një thellësi hetimit të kësaj ngjarje. Kjo nuk është thjesht çështje morale. Ne e kemi thënë që ka edhe tradhëti bashkëshortore, ka edhe aferë seksuale, ka edhe probleme të orientimit, por kujdes sepse nuk janë vetëm aq. Ne jemi duke e ndjekur me vëmendje këtë gjë.