Një 26-vjeçar në Fier është arrestuar nga policia pasi dyshohet se ka tentuar të përdhunojë motrën e mitur.
Sipas uniformave blu, i riu me iniciale J.H., akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij dhe ka tentuar të kryejë marrëdhenie seksuale me dhunë me të motrën, 16 vjeçe.
“Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin J. H., 26 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij dhe se ka tentuar të kryejë marrëdhenie seksuale, me dhunë, me motrën e tij 16 vjeçe”, njoftoi policia.