Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Tronditëse, Liridona mund të ketë…”! Eksperti: Dy njerëzit që dinë të vërtetën

Prej më shumë se dy javësh kryefjalë në Kosovë, por edhe në Shqipëri ka qenë vrasja e Liridona Ademajt. Mes katër të arrestuarve deri tani është Naim Murseli, bashkëshorti i së ndjerës, i akuzuar si porositës i ekzekutimit.

Eksperti i sigurisë Fatjon Softa në një bisedë në “Skype” me “5Pyetjet.al” u shpreh se shpreson që të vërtetën të mos e ketë marrë me vete Liridona por të zbardhet.

“Kjo është enigmë, ajo mund të ketë ditur diçka shumë të rëndë lidhur me të (burrin). Ai nuk është se ka pasur ndonjë pasuri. Një person që paguan 30 mijë euro për të vrarë bashkëshorten. Duket si e paramenduar dhe e nxituar.

Presim faktet sepse po hetohet në këtë drejtim. Shpresojmë që të kemi diçka më konkrete për motivet e vërteta të ngjarjes. Shpresojmë që motivet nuk i mori me vete Liridona. Shpresojmë që të vërtetën të mos e ketë marrë ajo me vete. E vërteta është midis autorit të vrasjes dhe viktimës” tha ai./5pyetjet.al