Përpos faktit që vajza e tij 9 vjeç është vetëmbytur nga dhuna e ushtruar prej babait të saj, ajo çka e bën më tragjike është gjakftohtësia dhe heshtja e Erdgys Arrazi, e cila shtyn në dyshime të mëtejshme mbi aktet barbare të ndërmarra prej tij kundrejt familjes.
Gazetari Igli Çelmeta, teksa raporton për News 24 mbi ngjarjen e rëndë, tregon për reagimin e prindit dhunues kur iu komunikua se vajza e tij është gjendur e pajetë dhe me shenjë në fytyrë.
Bëhet me dije se 31 vjeçari nuk ka shfaqur asnjë reagim përveçse heshtje e gjakftohtësi.
Vijojnë hetimet për gjetjen e Alma Arrazi dhe dy fëmijët e mitur.