Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Tronditëse – Sherr për pronat, vëllai vret motrën dhe nipin në Kumanovë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot Kumanovën, ku në fshatin Gabresh, vëllai i ka marrë jetën motrës së tij dhe djalit të saj.

Ngjarja e rëndë dyshohet të ketë ndodhur pas një konflikti të pazgjidhur për pronën.

Siç raportojnë autoritetet, 66-vjeçari ka qëlluar me armë zjarri motrën e tij dhe dy djemtë e saj, duke i shkaktuar vdekjen asaj dhe një prej djemve, pra nipit të tij.

I plagosuri tjetër është dërguar në spital dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

“Më datë 21.02.2024, në orën 12:25, punjonjësit e policisë SVR i kanë hequr lirinë D.Gj (66), pasi në fshatin Gabresh të Kumanovës për shkak të marrëdhënieve të pazgjidhura pasurore dhe juridike ka shtënë me armë zjarri në drjetim të motrës së tij D.R( 63) dhe djemve të saj Zh.R (36) dhe T.R(38). Ndihma mjekësore emergjente ka konfirmuar vdekjen e D.R dhe T.R, ndërsa Z.R me lëndime është transferuar në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës”, njofton Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut.