Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Trump dhe Zelensky takohen në Nju Jork

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u takua në Nju Jork me Donald Trumpin, kandidatin republikan për president të Shteteve të Bashkuara.

Trump tha se nëse zgjidhet president, “ne do të punojmë me të dyja palët” për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, që ai tha se beson se “mund të zgjidhet shumë shpejt”.


Reklamë

Reklamë

Reklamë
ADVERTISEMENT

“Kam raport shumë të mirë [me Zelenskyn] dhe po ashtu kam një raport shumë të mirë, siç e dini, me presidentin [rus, Vladimir] Putin”, tha Trump më 27 shtator në Kullën Trump në Nju Jork, ku u mbajt takimin.

“Mendoj se nëse fitoj [në zgjedhjet presidenciale të nëntorit], do të kemi një zgjidhje shumë të shpejtë”, shtoi ai.

Takimi vjen mes rritjes së tensioneve mes dy zyrtarëve lidhur me mbrojtjen e Ukrainës kundër pushtimit të nisur nga Rusia në shkurt të vitit 2022.

Mbajtja e këtij takimi ishte vënë në pikëpyetje paraprakisht, por Trump tha se “vetë fakti që jemi bashkë sot është shenjë e mirë”.

“Mendoj se kemi një qëndrim të përbashkët se lufta në Ukrainë duhet të ndalet dhe [presidenti rus, Vladimir] Putin nuk mund të fitojë”, tha Zelensky në nisje të takimit.

Takimi u zhvillua në Kullën Trump në Nju Jork, një ditë pasi nënpresidentja amerikane Kamala Harris, kundërshtarja demokrate e Trumpit në zgjedhjet e nëntorit, u takua me liderin ukrainas dhe shprehu mbështetje të palëkundur për Ukrainën.

Trump dhe Harris kanë qëndrime të ndryshme sa i përket mbështetjes së Ukrainës, teksa lufta mes Ukrainës dhe Rusisë po vazhdon.

Trump në ditët e fundit ka lavdëruar fitoret historike ushtarake të Rusisë dhe ka insistuar se SHBA-ja ka nevojë “të largohet” dhe t’i japë fund përfshirjes me Ukrainën.

Gjatë një interviste për The New Yorker, që u publikua më herët gjatë kësaj jave, Zelensky la të kuptohet se Trumpi nuk e kupton dhe e thjeshton konfliktin. Udhëheqësi ukrainas tha se kandidati i Trumpit për nënpresident, JD Vance, ishte “shumë radikal” dhe po avokon që Ukraina “të bëjë një sakrificë” duke “hequr dorë nga territori i saj”.

Gjatë kësaj jave, Trumpi në dy raste ka kritikuar Zelenskyn. Duke folur gjatë një ngjarjeje në Karolinën e Veriut të mërkurën, Trump tha:

“Çdo marrëveshje – qoftë marrëveshja më e keqe – do të ishte më e mirë nga ajo që kemi tani”.

Ndërkaq, Harris në takim me Zelenskyn tha se Trumpi po kërkon që Ukraina të arrijë një marrëveshje të shpejtë dhe propozimet e tij, sipas saj, “nuk janë propozime për paqe, por propozime për dorëzim”. Por, Trump ka deklaruar se ai nuk po avokon për dorëzim./rel