Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, ka emëruar prokuroren veterane, Pam Bondi, si zgjedhjen e tij të re për prokurore të përgjithshme të Shteteve të Bashkuara disa orë pasi Matt Gaetz është tërhequr nga gara për këtë post.
Sipas BBC Bondi më parë ka shërbyer si prokurore e përgjithshme e Floridës dhe ka një histori të gjatë në zbatimin e ligjit.
“Pam ishte një prokurore për gati 20 vjet, ku ajo ishte shumë e ashpër ndaj kriminelëve të dhunshëm dhe i bëri rrugët të sigurta për familjet e Floridës,” tha Trump në një postim në mediat sociale duke njoftuar zgjedhjen e tij.
Po ashtu thuhet se Bondi si një aleate e kahershme e Trumpit ka qenë pjesë e ekipit të tij ligjor gjatë gjyqit të tij të parë për shkarkimin e Senatit dhe gjithashtu e mbështeti publikisht duke u paraqitur në gjykatë gjatë gjyqit të tij të njohur si gjyqi për “paratë e heshtjes”.
Gaetz tërhiqet nga gara për prokuror të Përgjithshëm të SHBA-së