Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Trump po kërcënon me tarifa BE-në/ Halimi: Vendimet e presidentit amerikan lënë të nënkuptohet se…

 
   

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump është shprehur i qartë për të vendosur tarifa edhe për Bashkimin Evropian, pasi vendet europiane sipas tij, po përfitojnë nga SHBA

“Ne blejmë gjithçka prej tyre dhe ata asgjë prej nesh”,– tha Trump.

Armen Halimi ka dhënë një mendim sa i përket kësaj çështje që do ta përfshijë botën.

Ai ka thënë se vendimet e Trumpit lënë të kuptohet se ne nuk jemi ata që i dirigjojmë politikat amerikane (sado që orvatemi të dukemi ashtu), por është e kundërta.

Postimi i plotë:

Vendimet e fundit të presidentit të SHBA-ve, i cili ndryshoj rrjedhën e shumë funksioneve globale: shëndetësi, ekonomi etj, krejt këto me impakt primar në interesat e Amerikës, lë të kuptohet nuk jemi ne që i dirigjojmë politikat amerikane (sado që orvatemi të dukemi ashtu), por është e kundërta.

Me një fjalë:

-nëse vlerëson Amerika se Kosova duhet të hy në NATO, hyjmë;

-nëse vlerëson Amerika se duhet të ekzistojë Ukraina, ka për të ekzistuar.!

Megjithatë…

Është një që s’krahasohet as Amerika me të, e që Ai thotë përpiquni, e unë ua dërgoj shakun (sebepin).!