Donald Trump thuhet se është i gatshëm t’i japë fund luftës Rusi-Ukrainë nëse ai rizgjedhet President i SHBA.
Kandidati republikan për presidencën e SHBA-së, Donald Trump ka njoftuar se ka kontaktuar dje përmes telefonit me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe i ka premtuar se nëse fiton zgjedhjet e 5 nëntorit, do t’i japë fund luftës midis Ukrainës dhe Rusisë.
“Si presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara, unë do të sjell paqe në botë dhe do t’i jap fund luftës që ka kushtuar kaq shumë jetë”, tha Trump në një postim në platformën Truth Social.
Nga ana e tij, presidenti i Ukrainës dënoi atentatin ndaj Trump, të shtunën e kaluar në Pensilvani dhe e uroi atë për pranimin e nominimit republikan në zgjedhjet presidenciale të nëntorit./vizionplus.tv