Ish-presidenti amerikan, Donald Trump është thirrur për t’u paraqitur në një gjykatë në Uashington DC të enjten në orën 16:00 me orën lokale për t’u paraqitur para gjykatëses Moxila Upadhyaya.
Trump është akuzuar për pengim të procesit zyrtar dhe komplot kundër të drejtave të qytetarëve në përpjekje për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të 2020-ës, shkruan BBC.
Më herët, në një postim në platformën e tij të mediave sociale “Truth”, ish-presidenti Trump tha se pret që të paditet sonte.
Ai e quajti atë “një tjetër aktakuzë të rreme” dhe një përpjekje për të ndërhyrë në fushatën e zgjedhjeve presidenciale 2024, duke u udhëhequr nga një prokuror “i çmendur”