Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Trump zgjedh ish-guvernatorin e Arkansasit për ambasador në Izrael

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, do të nominojë ish-guvernatorin e Arkansasit, Mike Huckabee, për postin e ambasadorit të Izraelit.

Huckabee është një mbrojtës i vendosur i Izraelit dhe nominimi i tij për këtë post vjen pasi Trump ka premtuar se do të rreshtojë politikën e jashtme të SHBA-së më afër me interesat e Izraelit.


Reklamë

Reklamë

Reklamë
ADVERTISEMENT

Izraeli aktualisht është duke zhvilluar luftëra në Gazë dhe Liban kundër dy grupeve të shpallura organizatë terroriste nga SHBA-ja.

“Mike ka qenë një shërbyes i mrekullueshëm publik, guvernator dhe udhëheqës për shumë vite të tëra”, tha Trump në njoftimin e publikuar më 12 nëntor.

“Ai e do Izraelin, popullin e Izraelit dhe po ashtu populli i Izraelit e do atë. Mike do të punojë pa pushim për të sjellë paqe në Lindjen e Mesme”, shtoi republikani Trump.

Për vite të tëra, Huckabee ka udhëhequr vizitat e grupeve turistike në Izrael, duke i reklamuar shpesh këto udhëtime në mediat me prirje konservatore.

David Friedman, i cili kishte shërbyer ambasador i SHBA-së në Izrael gjatë mandatit të parë presidencial të Trumpit, tha se është i gëzuar me zgjedhjen e Huckabee për postin e ambasadorit në Izrael.

Trump, i cili fitoi zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit, do të marrë detyrën e presidentit më 20 janar 2025./RadioEvropaeLirë