Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Trupat serbe afër kufirit, Rama: I bashkohem thirrjes së SHBA-së, Shqipëria e përkushtuar për sigurinë e Kosovës

 
   

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se i bashkohet thirrjes së Qeverisë amerikane për de-eskalim të menjëhershëm në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë.

Rama ka thënë se iu bën thirrje lidershipit të Kosovës dhe Serbisë që të veprojnë me maturi.

Kreu i Qeverisë shqiptare ka thënë se Shqipëria është e përkushtuar për sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës.

“Shqipëria i bashkohet thirrjes së Qeverisë së SHBA-së për deeskalim të menjëhershëm në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë. I bëj thirrje lidershipit të Kosovës dhe Serbisë që të veprojnë me përgjegjësi dhe maturi. Shqipëria është e përkushtuar për sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës”, ka shkruar Rama.

Ky reagim i kreut të Qeverisë shqiptare vjen pas deklaratë së SHBA-së për rritjen e numrit të ushtarëve serbë në kufi me Kosovën dhe kërkesës së Washingtonit për tërheqje të tyre.