Një fëmijë ka gjetur trupin e pajetë të 21-vjeçarit Fabjol Iraliu, i cili humbi jetën mbrëmjen e djeshme në autostradën Rrogozhinë Lushnje në fshatin Konjat.
Dyshohet se për shkak të shpejtësisë së madhe me të cilën drejtonte mjetin humbi kontrollin dhe pasi u përplas me barrierat e hekurit makina përfundoi në oborrin e një banesë.
Trupi i të riut u gjet 30 metra larg vendit ku ndodhi aksidenti. Për të gjetur trupin në vendngjarje kishte shkuar dhe e ëma dhe babai i të riut.
Në momentin kur nëna ka gjetur të vdekur djalin u ndje keq dhe ra në tokë duke humbur ndjenjat për një moment.
Policia zhvilloi kontrolle gjithë natën por nuk arriti që ta gjente trupin e të riut, i cili ndodhej vetëm 30 metra larg makinës së shkatërruar.