Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Trupi i Faton Hajrizit kthehet në Kosovë, avokati Koci: Do t’i bëhen ekzaminime shtesë

 
   

Trupi i të vrarit në Serbi, Faton Hajrizit, është kthyer mbrëmë në Kosovë.

Lajmin e ka konfirmuar avokati Arianit Koci në një prononcim për media nga pika kufitare në Merdarë, ku tha se do të ketë edhe ekzaminime shtesë.

“Unë iu kam premtuar se do ta kthej trupin. Trupi i është dërguar IML-së, prokurorit dhe policisë. Do të ketë ekzaminime shtesë”, tha Koci.

Tutje, ai tha se gjithçka ka marrë nga morgu në Lloznicë të Serbisë, aty edhe ku u vra Faton Hajrizi, ia ka dhënë policisë dhe prokurorisë.“

“Të gjitha çka kam marrë nga atje ia kam dorëzuar prokurorisë dhe policisë. E kemi pasur një koordinim të shkëlqyer edhe me Zyrën Ndërlidhëse edhe me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe me të gjithë”, tha Koci.