
Kandidati për deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri ka shkruar në Facebook për tubimin e AAK-së sot në Suharekë, komunë që qeveriset nga ky subjekt politik.
Ai ka thënë se Suhareka është shembull i qeverisjes, duke e konsideruar si metropolin e Kosovës.
“Kosovës i duhet një lidership i vërtetë, që Kosovën e kthen kah e mbara, të fortë politikisht, ekonomikisht dhe në rrafshin ndërkombëtar, ashtu siç e beri të fortë Suharekën, kryetari Bali Muharremaj. E kemi obligim që Kosovën ta bëjmë shtet të jetueshëm, duke mbështetur bizneset e duke krijuar mundësi për hapjen e vendeve të reja të punës”.
“Shembulli më i mirë është këtu ku jemi sonte në metropolin e Kosovës, në Suharekë. Në një tubim madhështor, u konfirmua së numri 137 është zgjidhja për një Kosovë fituese. Faleminderit Bali”, ka thënë Tahiri.