Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Tubimi në Istog, Abdixhiku: Nga këtu nis uragani i fitores tonë

 
   

“Turneun e Ndryshimit” Lidhja Demokratike e Kosovës, e ka mbajtur sot në Istog.

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se Istogu është shtëpia politike e kësaj partie dhe është kala e pamposhtur.

Nuk ka kënaqësi më të madhe, nuk ka ndjenjë më të fuqishme, se sa kur LDK mblidhet në kalanë e pamposhtur të saj, kur LDK mblidhet në shtëpinë e vet politike, në Istogun tuaj, në Istogun tim, në Istogun e Ibrahim Rugovës, në Istogun e Lidhjes Demokratike të Kosovës”, tha Abdixhiku.

Ai tha se “Istogu i Dardanëve qenka ngritë në këmbë, për t’i dhënë përgjigje kushtrimit të nisur dje në Llap, e pardje në Dukagjin, Anamoravë e gjithandej Kosovës”.

Kjo përgjigje e juaja qenka e qartë! Kjo përgjigje e juaja qenka e zjarrtë! Kjo përgjigje qenka e thjeshtë: Ne jemi Lidhja Demokratike e Kosovës, ky është rrugëtimi ynë historik, dhe ky rrugëtim historik nisë nga vendlindja e të djathtëve – e nga këtu kushtron nëpër çdo cep të Kosovës! Ky rrugëtim nisë nga vendlindja e Fadil Feratit, Shaban Manajt, Haki Rugovës, nisë nga vendlindja e vet Ibrahim Rugovës”, tha Abdixhiku.

Sipas tij, Istogu për 35 vjet e ka mbajtur flamurin dardan si flamur prijetar dhe ka treguar se si mbahet partia.

Ju këtë formulë e tregoni hapur e qartë: rri drejtë, puno fort, puno djathtë! Prandaj dhe jeni kampion, të pa konkurrencë, të pamposhtur, bartës të pishtarit rugovist mes shqiptarëve! Por sot, në Istog, i paskeni vendosur kapak! Kështu pra bëhet një tubim i LDK-së. Kështu, me kaq prezencë të zjarrtë, nisë uragani i fitores sonë të madhe! Dhe uragani i fitores sonë të madhe zyrtarisht ka nisur sot. Këtu në Istogun tonë”, tha Abdixhiku.