Alpet shqiptare janë kthyer në një prej destinacioneve kryesore të turizmit shqiptar, ku numri i turistëve nga e gjithë bota ka ardhur në rritje nga viti në vit. Me fokus “Përmirësimin e Ofertës Turistike”, në Lëpushë dhe Vermosh u krijua infrastruktura e brendshme për të aksesuar ujëvarat dhe monumentet natyrore.
Shtigjet që janë hapur nga ky projekt do të jetë një mundësi turistëvë të huajt por edhe shqiptar që të vizitojnë këto male kaq të bukura. Kjo zone ka ndryshura sidomos këtë 10 vjecarine fundit deh shpresoj që edhe me disa mungesa që janë të finalizohen.
Marinaj foli edhe për problematikat që ka kjo zone, sidomos me mungesën e energjisë elektrike.
Një nga problemet ma serioze të kësaj zoen është energjia elektrike. janë të gjitha mundësitë që ky vend të frekuentohet. Premtimi nga qeveria e kemi marrë.
Mbështetës të këtij projekti, dy ambasadoret, ajo e Zvicrës Ruth Huber dhe i Austrisë Christian Steiner premtuan të tjera nisma në të ardhmen.
“E di mire çdo te thote te jetosh ne nje territor me male, ka potenciale, bukurine ashtu siç ka edhe sfidat dhe vershtiresite. Per shume vite ky territor ka mbetur i izoluar, por kjo e ka mbajtur fshatrat ne menyre autentike, origjinale dhe te paprekura. je mite kenaqur që ofrojme partneritet me bashkine dhe aktore lokal per te realizuar projekte.”
“Nuk është hera e parë për mua të jem këtu, pasi kam qënë disa hërë si turist, në Vermosh dhe në Lepush. Në fakt ëshët një nga vendet më të preferuara në Shqipëri. Këtu po shoh që turizmi po zhvillohet dhe jam i bindur që do të ndodh edh enë vitet e ardhshme.”
Shpellat, ujëvarat, rrjedhat e lumenjve, burimet, pllajat, peizazhet e magjishme që të shoqërojnë në çdo hap, e bëjnë këtë pjesë të alpeve ndër më uniket si përvojë për tu jetuar.