Policia ka arritur të gjejë grupin prej disa personash që mbetën të bllokuar në pikën turistike të Bogës pas mesnate.
Disa prej personave janë dërguar në spital, ndërsa raportohet se vetëm njëri prej tyre ka marrë dëmtime.
Njëri prej tyre ka thyer këmbën dhe po merr mjekim pranë spitalit rajonal Shkodër.