Në stadiumin “Fadil Vokrri” po luhet ndeshja Kosova – Izraeli, e vlefshme për kualifikimet në “EURO 2024”.
Para se të nisë ndeshja, gjatë këndimit të himnit, futbollistët e Izraelit janë fishkëlluar nga tifozët në stadium.
Kosova është duke u përballur me Izraelin këtë mbërmje në një ndeshje kualifikuese për Euro 2024 nën masa të rrepta sigurie në Prishtinë, e cila është e para për kombëtare izaelite prej se nisi lufta mes Izraelit dhe grupit radikal palestinez, Hamas, më 7 tetor.
Autoritetet tona i rritën masat e sigurisë prej kur futbollistët izraelitë mbërriën në Kosovë të premten dhe i shtoi ato në ditën e ndeshjes të dielën, duke bllokuar rrugët përreth stadiumit Fadil Vokrri dhe duke kryer kontrolle të rrepta për tifozët me bileta.