E ftuar në “Zona Zero” ka qenë gazetarja Aida Topalli e cila ka folur për megaoperacionin e SPAK në kuadër të të cilit u lëshuan 50 urdhër arreste.
Ajo ka dhënë detaje lidhur me komunikimin që anëtarët e 7 grupeve kriminale kishin me njëri tjetrin. Në këto komunikime dalin edhe bisedat mes Ervis Martinajt dhe Leonard Dukës, ku flasin për mundësinë e shuarjes së konflikteve.
Aida Topalli: Gjatë komunikimit që ka pasur Leonard Duka me Ervis Martinaj teksa sqaroheshin për pjesën që të krijonin ndoshta jo një aleancë me njëri-tjetrin por të sheshonin gjërat se nëse do të vazhdonin gjithçka do shkonte më keq dhe teksa Ervis Martinaj i thotë që kam qenë në dijeni për rrëmbimin e babait, Leonard Duka i kthehet duke i thënë që ty ta ka marrë mendje Trejsi Sejdini dhe sigurisht që nuk kishe si të merrje vesh se çfarë po bënte Santiago Malko dhe çdo anëtar tjetër i grupit tënd.
Trejsi ka qenë një ish-miss, e dashura e Ervis Martinaj me atë që kuptohet në atë që shkruhej. Ndërkohë që vajzat e tjera nuk dihet se çfarë profili jetësor kanë por mënyra si janë përdorur, kjo është një metodë e njohur nga grupet kriminale që marrin femra dhe i përdorin ashtu sikurse dyshohet për vrasjen e Hekuran Billës në zonën e Komunës së Parisit që dyshohet se ishte një femër që e nxori në pritë dhe janë jo pak raste të tjera, kur femrat kanë nxjerrë në pritë personazhe të eliminuar nga kundërshtarët e tyre.