Sipas mediave të Kosovës, vrasësi dyshohet të jetë Granit Plava.
Detaje të reja janë bërë publike për mediat lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Kosovë më 29 shtator.
Kujtojmë se atë të mërkurë është ekzekutuar Liridona Murseli në prani të bashkëshortit dhe 2 fëmijëve të saj.
Sipas mediave të Kosovës, vrasësi dyshohet të jetë Granit Plava.
Ky i fundit është arrestuar së bashku me Naim Murselin, bashkëshortin e viktimës, i cili po ashtu dyshohet të jetë bashkëpunëtor në krim.
Naim Murseli dhe Granit Plava janë bashkëfshatarë me njëri-tjetrin.