Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

U arrestua ditën e djeshme, Gjykata lë të lirë Milan Radoiçiç

Radoiçiç u arrestua si organizator i sulmit të 24 shtatorit, në Banjskë të Zveçanit

Gjykata në Sebri ka liruar ditën e sotme Milan Radoiçiç, organizatorin e sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjskë.

Gjykata ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës “arrest me burg” për Radoiçiç, duke vendosur vetëm masën e ndalimit të daljes nga vendi.

Sipas këtij vendimi, Radojiçiç s’ka të drejtë të futet në Kosovë dhe të largohet nga Serbia pa miratim të Gjykatës. Ai gjithashtu është i detyruar të paraqitet në stacion polcior në datat 1 dhe 15 të çdo muaji, për sa kohë kjo masë do qëndrojë ndaj tij.

Gjithashtu, i është konfiskuar pasaporta dhe i është tërhequr vërejtja se mund të arrestohet nëse shkel ndonjërën nga këto masa dhe obligime.