Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

U arrestua nga Policia e Shtetit, kush është anëtari i Këshillit Bashkiak që ra pre e Operacionit “Tempulli”?

Policia e Elbasanit njofton se në kuadër të operacionit, janë kapur 24 persona.

Operacioni i koduar “Tempulli” ka përfunduar me sukses dhe tashmë jemi të njohur me kapjen e grupeve kriminale, trafikantëve dhe sekuestrimin e armëve dhe lëndëve narkotike., Por mesa duket nuk janë vetëm grupet kriminale dhe trafikantët ata që janë arrestuar.

Policia e Elbasanit njofton se në kuadër të operacionit, janë kapur 24 persona. Mes këtyre rezulton të jetë dhe Franko Hakija, anëtar i Këshillit Bashkiak të Elbasanit.

Franko Hakija, anëtar i koalicionit të djathtë “Bashkë Fitojmë”, është akuzohet nga policia për veprën penale “prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.