Avdyl Berisha është djali nga Kosova i cili është bërë viral në rrjetet sociale nga postimi i një video në Tik-Tok. Teksa këndon këngën e famshme për heroin kombëtar shqiptar, Gjergj Kastriot Skënderbeun.
Ai ka zgjedhur që këtë këngë ta këndojë në autobus dhe reagimi i njerëzve ishte fantastik.
I ftuar në studion e “Vizioni i Pasdites” të moderuar nga Brikena Prifti në Vizion Plus, Avdyl Berisha ka treguar se si lindi ideja.
Pjesë nga biseda:
Brikena Prifti: Si lindi ideja?
Avdyl Berisha: Ideja ishte e një fotograf i cili më tha këndo.
Brikena Prifti: E kishe menduar se do të bëhej virale?
Avdyl Berisha: Jo nuk e kisha menduar, pastaj pashë që u bë virale.
Brikena Prifti: Çfarë të shkruanin në komente?
Avdyl Berisha: Ka patur shumë komente pozitive dhe shumë negative, me këto negativet nuk jam marrë shumë.
Brikena Prifti: Çfarë të shkruanin?
Avdyl Berisha: Komente negative ka patur shkrime jo të mira. Thonin ju ke prishur qetësinë. Edhe austriakët më kanë përshëndetur më kanë thënë këndon shumë bukur.
/Vizionplus/