Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“U bëra paranojak…”/ Kristi rrëfehet si asnjëherë më parë, tregon eksperiencën me drogën

Krist Dragot, ish-banori i edicionit të dytë të ‘Big Brother Vip’ ka treguar së fundmi momente nga adoleshenca e tij, kohë në të cilën edhe ka eksperimentuar me lëndët narkotike.

I ftuar në ‘Glamour Zone’, Kristi tha se marrja për pak kohë e hashashit e ka bërë paranojak dhe se më vonë e ka kuptuar se duhet të heqë dorë nga përdorimi i tij për të mirën e tij.

A ke eksperimentuar ndonjëherë me lëndët narkotike?

Kristi Dragot: Po, absolutisht. Është pjesë e adoleshencës dhe ke nevojë të kuptosh që nuk janë gjithmonë gjëra pozitive.

Konkretisht, cilën ke provuar?

Kristi Dragot: Hashashin dhe nuk më pëlqeu sepse më bëri paranonjak. Më bëri një Krist që nuk doja të isha, dhe mua më pëlqen ky që jam.