![](https://i0.wp.com/www.fiks.al/wp-content/uploads/2023/08/u-caktohet-masa-e-paraburgimit-tre-te-dyshuarve-per-incidentin-ne-bon-vivant_64cff7e7532a7.png?resize=750%2C375&ssl=1)
Një muaj paraburgim u është caktuar tre të dyshuarve në rastin e “Bon Vivant”.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Mirlinda Gashi.
Të premten, si pasojë e një incidenti në kafiterinë ‘Bon Vivant” në Prishtinë një person ka humbur jetën dhe 17 të tjerë janë plagosur.
Viktima ishte 39-vjeçar.
Ndryshe, njëri nga të dyshuarit për përfshirje në incidentin në kafiterinë e Prishtinës “Bon Vivant” mbrëmjen e së premtes mësohet të jetë i kërkuar edhe nga FBI-ja.
I njohur me pseudonimin “Duka”, Dukagjin Nikollaj kërkohet edhe nga FBI-ja për trafikim narkotikësh.
Bazuar në fletëkërkimin e FBI-së, bëhet e ditur se 40-vjeçari ishte i përfshirë në trafikim të marihuanës në periudhën e viteve 2003-2007.