Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka mbajtur kolegjiumin me kryeprokurorët dhe zëvendës kryeprokurorët e prokurorive të vendit.
Në të cilin kanë marrë pjesë edhe prokurorët e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit dhe John C. Hanley – Këshilltar Rezident Ligjor në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë dhe Etrur Maloku – Zyrtar i lartë ligjor ne OPDAT.
Në këtë takim, u diskutua lidhur më praktikën e nxjerrjes së vendimeve nga ana e Prokurorisë së Apelit që kanë të bëjnë me hudhjet dhe pushimin e hetimeve, pas ndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale.
Një temë tjetër që u diskutua ishte edhe konfiskimi automatik i pasurisë, si dhe çështjet që kanë të bëjnë më hetimet dhe zbatimin e masave të veçanta te hetimit. Më ç’rast UD Kryeprokurori i Shtetit kërkoj zbatimin sa më profesional të dispozitave ligjore lidhur më këto çështje.