Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“U dhimbsen pengjet, por jo fëmijët e Gaza-s”, shkrimtarja hebre bëhet virale në rrjet: Pse nuk dënohet qeveria e Izraelit

efundit

Një shkrimtare dhe gazetare mjaft e njohur në SHBA, por me shtetësi izraelite e quajtur Sim Kern ka ndarë shpesh video në rrjetet sociale ku flet për konfliktin në Gaza dhe inkurajon njerëzit që të lexojnë autorë palestinezë.

Duket disi e çuditshme që një autore hebre e kërkon një gjë të tillë, por Sim del e flet hapur për atë që sipas saj po ndodh në Palestinë, duke theksuar se në mediat perëndimore ekziston një retorikë e frikshme që diferencon njerëzit.

Videoja e saj më e fundit mbi situatën aktuale në Rripin e Gazës është bërë virale dhe mjafton të shohësh komentet për të kuptuar se shumë ndjekës të saj, më së shumti amerikanë e mbështesin. Të gjitha deklaratat e saj i mëshojnë asaj se në Gaza ka dy realitete, por zgjidhet të flitet vetëm për njërin.

“Nëse në këtë moment po bën një deklaratë se sa shumë të dhimbsen pengjet e Izrealit, por nuk thua që të dhimbsen njerëzit, civilët, fëmijët e Gaza-s. Nëse po dënon Hamasin, por nuk po e bën të njëjtën gjë për qeverinë e Izraelit dhe mbështetjen absolute të Shteteve të Bashkuara ndaj saj, teksa qeveria e Izraelit po bombardon qytetarët në Gaza, u ka bllokuar ushqimin, u ka prerë energjinë elektrike, një qyteti ku fëmijët përbëjnë 50% të popullsisë e ku për shkak të drejtave të shkelura njerëzit vuajnë mjerisht nga aparteidi. Në burgun më të madh të botës, po përjetojnë dhunën konstante nga ushtria e Izraelit. Nëse nuk të ka interesuar se çfarë ka ndodhur në Palestinë jo më larg se para dy ditësh, ndodh sepse ti i sheh izrealitët si njerëz, por jo palestinezët. Nëse jeton në Shtetet e Bashkuara, është e kuptueshme nëse nuk e ke pasur vëmendjen tek këta të fundit sepse mediat perëndimore janë tejet favorizuese ndaj të bardhëve dhe kështu funksionon racizmi në fakt: Izraelitët janë të bardhë, palestinezët jo!

E sheh këtë diferencë që bëhet te njerëzit te retorika e përditshme e medias, ku përshkruhen ndryshe izraelitët që mbeten të vrarë dhe krejtësisht ndryshe palestinezët që vdesin, duke lënë në hije agresionet e ushtrisë izraelite të cilat i cilësojnë si përplasje mes palëve dhe duke lënë po ashtu në hije aktet ç’njerëzore që u bëhen palestinezëve, të cilat janë kaq të rëndësishme për projektin supremacist në Palestinë. Sugjerimi im ka qenë gjithmonë, edhe para se të ishte kjo betejë, që njerëzit të lexojnë një libër të çfarëdollojshëm, por të një autori palestinez. Ky sugjerim sot shihet nga njerëzit si diçka shumë e rrezikshme, sepse nëse e bën, atëherë do i shohësh palestinezët si njerëz dhe kështu mënyra se si ti e sheh sot këtë konflikt, do të ndryshojë përgjithmonë. Para disa vitesh në You Tube unë bëra disa video ku tregoja më shumë mbi atë që ndodh atje dhe normalisht u vura në ‘listën e zezë” të Izraelit. Unë si një hebre dhe autore librash, po konstatoj këtë gjë sepse dua që njerëzit të inkurajohen për të lexuar literaturën palestineze. Pra, përpara se të thuash se çfarë po ndodh në Izrael dhe Palestinë aktualisht, pyete veten: A ke kërkuar të dëgjosh më shumë nga vetë palestinezët, a ke lexuar ndonjëherë një libër të një autori palestinez?!”, thotë ajo në videon e saj.

37-vjeçarja është autore e shumë librave ‘best-selling’ në SHBA, si përshembull “Depart, Depart!”, “The Free’s people village”, “Real Sugar is Hard to find” etj./tvklan.al