Një person ka humbur jetën dje tragjikisht duke u vetëhedhur nga kati i tretë i spitalit të traumës.
Gjatë ditës së sotme është publikuar foto e 47-vjeçarit Marsel Hysa, i cili kohë më parë kish punuar si polic bashkiak.
Aktin ekstrem ai e mori në gjendje të rënduar psikologjike, pasi në spitalin e Traumës po trajtohej pasi më 24 shkurt kishte tentuar vetëvrasjen duke u plagosur me thikë.
Policia raportoi se Marsel Hysa vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe sipas deklarimeve të familjarëve ka tentuar të vetëvritet dhe më parë.
47-vjeçari ka qenë polic bashkiak në Memaliaj, teksa ditën e sotme i është dhënë lamtumira, duke e përcjellë për në banesën e fundit.