Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar dje se arsenalit të ushtrisë sonë i janë shtuar edhe dronë Bayraktar TB-2, të cilët janë blerë si Qeveri nga Turqia.
Kurti thotë se në dy vjet qeverisje, kanë shtuar për mbi 80% numrin e ushtarëve dhe mbi 100% buxhetin për ushtrinë.
“Kosova tash është edhe më e sigurt përveçse gjithnjë krenare”, ka shkruar Kurti.
E pas këtij lajmi, analisti Rron Gjinovci ka bërë një postim interesant.
Ai ka publikuar foton e kryeministrit Kurti pranë dronit Bayraktar, ku ka shkruar: U kall loja.