Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

U largua nga BBVIP mes dyshimeve dhe spekulimeve, reagon për herë të parë Bardhi Idrizi: Miqtë dhe familja ime janë…

Bardhi Idiriz u largua nga Big Brother VIP pas lajmit se nëna e tij është e sëmurë. Vendimin artisti e mori pasi brenda në shtëpi hyri vëllai i Bardhit, i cili i komunikoi edhe lajmin.

Por menjëherë pas dalje, e dashura e tij Sara Gjordeni, e cila edhe kjo u largua pak ditë më parë ka hedhur dyshime, duke thënë se “ka rezerva ndaj palëve të treta”.

Bardhi është pyetur për këto dyshime të Sarës, por ai tha se “miqtë e mi, familja ime janë dakord me çdo gjë që kam vendosur unë”.

“Unë tani duhet të jem shumë e kujdesshme me fjalët… Nëse çështja është ashtu si mendoj unë, unë nuk do të hesht. Kam rezervat e mija ndaj palëve të treta që nuk janë familjarë të Bardhit”, deklaroi ish-banorja Sara Gjordeni nga studioja e Big Brother VIP.

Pjese nga diskutimi:

Ledion Liço: I duket disi e dyshimtë kjo situatë

Sara Gjordeni: Jo, jo e dyshimtë! Nuk doja të flisja para kohë. Thjesht mënyra dhe disa rezerva sepse unë kam qenë në kontakt me Jetmirin.

Ledion Liço: Pra i duket disi e dyshimtë mënyra si është menaxhuar nga ana e menaxhimit tënd kjo situatë. Në asnjë moment nuk ka dashur të insinuojë që kjo gjëja të jetë një hiperbolizim i situatës, por ka frikën se mos pëlqimi i menaxhimit tënd artistik për lidhjen tuaj mund të këtë çuar në këtë gjë. Sara thotë se nëse është ashtu do më vinte shumë keq dhe nuk do doja të hështja, apo jo?

Sara Gjordeni: Jo totalisht kështu, por të respektojmë situatën e Bardhit dhe të lamë atë të flasë

Bardhi Idrizi: A kemi kohë të bëjmë këtë bisedë,

Ledion Liço: Po kemi

Bardhi Idrizi: Nëse mami është mirë

Ledion Liço: Po patjetër

Bardhi Idrizi: Unë nuk jam duke menduar asnjë nga situatat që thatë. Miqtë e mi, familja ime janë dakord me çdo gjë që kam vendosur unë.