Meriton Mjekiqi dhe Romeo Veshaj, ishin dy finalistët që u mërzitën pasi nuk arritën të fitonin çmimin e madh të ‘BBV’.
Madje këtë e shprehën haptazi.
Pas eliminimit të dy djemtë u larguan nga studio, duke mos u ulur pranë ish-banorëve.
Megjithatë ata vendosën që të shkojnë në festën që zhvilloi Top Channel pas përfundimit të spektaklit.
Romeo është shfaqur duke përqafuar Semin, ndërsa Meritoni me një foto me mikeshën e tij, Artën.
Eleminimi i Meritonit ishte mjaft i papritur që në nisje të finales, ndërsa takoi në studio mamanë e tij, ndërkohë që Romeo u eliminua pas një gare kokë më kokë me Eglën, e cila u shpall dhe fituesja e këtij edicioni.