Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

U martua me 16-vjeçaren, zbardhet dëshmia e mjekut të “Shefqet Ndroqit” në sallën e gjyqit

42 vjeçari ka pohuar se ka pasur dakordësi edhe nga familja për martesë

Dervish Hasi, mjeku 42 vjeçar i “Shefqet Ndroqit”, ka mohuar me forcë në sallën e gjyqit akuzat e ngritura ndaj tij.

“Kurrë në jetën time nuk kam bërë ndonjëherë trafikim, apo pornografi me gruan time. Nëse i kam bërë atëherë jam dakord të qëndroj në burg”, mësohet të jetë shprehur ai gjatë seancës së zhvilluar me dyer te mbyllura.

Përmes avokatit, 42 vjeçari ka pohuar se ka pasur dakordësi edhe nga familja për martesë me 16 vjeçaren dhe se me herët kishte bërë kërkesë në Gjykatën e Tiranës për autorizim për martesë.

Prokuroria e Tiranës e akuzon 42 vjeçarin për “trafikim të të miturve” dhe “pornografi”. Sipas prokurorisë, Hasi ka pasur martesa fetare me tre gra të tjera, me të cilat ka edhe fëmijë, ndërsa prej 2 vitesh kishte një marrëdhënie edhe me 16 vjeçaren.