Viktor Osimhen me siguri do të largohet nga Napoli, çka ka bërë që drejtuesit e kampionëve ende në fuqi të Italisë të nisin kërkimet për gjetjen e pasuesit.
Alternativat janë të shumta, por te napolenatët vetëm një prej tyre do mbërrijë.
Sipas asaj që shkruajnë mediat, emri i parë në listën e Napolit është Santiago Tomas Gimenez, futbollisti i Fejnord. Meksikani me pasaportë italiane ka realizuar 21 gola këtë sezon dhe për afrimin e tij do të duhen të paktën 45 milionë euro.
PSG është në garë për Osimhen, por edhe Celsi. Blutë e Londrës kanë në mendje një propozim që nuk pëlqehet shumë, para + Armando Broja.
Broja nuk shihet si sulmuesi i duhur që mund të bëjë diferencën te skuadra italiane, ndaj kalimi i yllit kuqezi te Napoli nuk po merret në konsideratë.