Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

U përjashtuan nga Kuvendi, Flamur Noka dhe Gazment Bardhi mbërrijnë në Parlament! Punonjësit e gardës tek dera

Deputetët e PD-së, Flamur Noka dhe Gazment Bardhi kanë mbërritur në oborrin e Parlamentit para nisjes së seancës paralamentare, edhe pse janë përjashtuar nga Kuvendi.

Ata shoqërohen nga deputetë të tjerë të grupit të Bardhit dhe Berishës.

Ndërkohë tek dera e Parlamentit janë vendosur punonjës të Gardës.

Pritet që të ketë përsëritje të skenarëve të seancave të kaluara ku deputetët e opozitës janë përplasur me gardën.