Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

U plagos me armë zjarri në Shkodër, ky është personi që u sulmua në makinë nga autorë ende të paidentifikuar

Personi që shihni në foto është Selami Brahimi, personi i cili mbeti i plagosur me armë zjarri në qytetin e Shkodrës.

Ngjarja ndodhi në lagjen “10 korriku” të qytetit, ndërsa nuk dihen ende autorët apo motivet e kësaj ngjarje.

Brahimi ka qenë në një makinë tip “Citoren”, kur është qëlluar me armë zjarr nga persona ende të paidentifikuar.

Drejtori i Policisë së Shkodrës, Edmond Sulaj tha se po punohet për zbardhjen e kësaj ngjarje dhe se po bëhet këqyrja e kamerave të sigurisë dhe po pyetën dëshmitarët dhe vetë i plagosuri.

“Në orën 17:50 këtu në lagjen “Xhabiej” është qëlluar me armë zjarri shtetasi Selami Brahimi i cili është plagosur lehtë dhe është duke marrë mjekim në spitalin e Shkodrës. Është formuar grupi hetimor nën drejtimin e prokurorisë dhe po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes. Janë duke u marrë kamerat e sigurisë si dhe po pyeten dëshmitarët okular që kanë dijeni për ngjarjen. Ndërkohë do të intervistohet i dëmtuari. Sa i përket shkaqeve po punohet nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave. Jemi duke punuar intesivisht për ta zbardhur dhe sigurojmë qytetarët se policia vendore e Shkodrës ka të gjitha kapacitetet për të zbardhur ngjarje të tilla”, u shpreh drejtori Sulaj.

Shkodër /Informacion paraprak

Rreth orës 17:55, në lagjen “ 10 Korriku”, Shkodër, është qëlluar me armë zjarri makina e shtetasit S. B.,(e cila ka qënë e ndaluar). Si pasojë është plagosur jashtë rrezikut për jetën pronari i mjetit shtetasi S. B.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor, për të kryer veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Po kqyren kamerat e po vijon kontrolli i zonës nga shërbimet e Policisë për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.