Ngjarja u shënua në bulevardin Zogu I rreth orës 00:35 minuta të 1 janarit 2024
Familja e shtetases italiane, e cila u plagos nga një plumb qorr natën e vitit të Ri kërkon ndihmë për transferimin në Itali për një mjekim më të specializuar.
Avokati i familjes së gruas, e identifikuar me inicialet A. K., 51 vjeç, ka nisur një apel për autoritetet shqiptare për të lehtësuar transferimin e shpejtë nga institucioni shëndetësor ‘Spitali Universitar i Traumes’ në Tiranë, drejt Pulias në Itali.
Ngjarja u shënua në bulevardin Zogu I rreth orës 00:35 minuta të 1 janarit 2024, kur gruaja ka qenë duke lëvizur me biçikletë, por është kapur nga plumbi. Policia nuk ka ende asnjë informacion mbi personin që qëlloi me armë.