
Në Policinë e Kosovës në Mitrovicë, mesnatën mes së enjtes dhe premtes (ora 2:00) ka ndodhur një denoncim jo shumë i zakonshëm.
Viktima nga Kosova ka raportuar në Polici se është kanosur nga një i dyshuar me të cilin ka qenë e martuar dhe dëshiron që të ndahet.
“Viktima deklaron se i dyshuari e kërcënon atë dhe familjen e saj për shkak se ajo e kishte raportuar rastin në polici në një shtet tjetër dhe si pasoj autoritet e atij shteti të dyshuarin e kishin dëbuar në Kosovë”, njofton Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.
Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.