Një zyrtar i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka përfunduar në prangat e Policisë pas një aksioni të zhvilluar mbrëmë në rrugën “Skender Rexhepi” në Prizren.
Zyrtari i shtetit është kapur në flagrancë me dy vajza serbe që dyshohet se merren me prostitucion.
Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i dyshuari është kapur me armë, ndërsa tashmë është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Mësohet se bëhet fjalë për Rafit Kurtishin, zyrtar në Parkun Kombëtar “Sharri”.
Pas këtij raportimi ka reaguar zyrtari i Vetëvendosjes, Avni Zogiani.
Ai ka thënë se këto veprime nuk lidhen fare me detyrën e tij ne zyrën publike.
“Po s’mundet ministri me marrë përgjegjësi për edukatën e përgjithshme të zyrtarëve!”, shkruan ai.
Reagimi i plotë:
Mos ja fusni kot! Veprimet e një zyrtari jasht orarit/zyres po perpiqeni t’i lidhni me ministrat?! Plus për veprime që nuk lidhen fare me detyren e tij ne zyrën publike! Po s’mundet ministri me marrë përgjegjësi për edukatën e përgjithshme të zyrtarëve!