Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

U raportua për sulm të autobusit nga huliganët serbë, sqarohen nga kompania e “Polluzha Tours”

 
   

Autobusi i “Polluzha Tours” nuk është sulmuar.

Sipas njërit prej pronarëve të kompanisë xhami i përparmë i autobusit që po kalonte në afërsi të Nishit në Serbi, është goditur nga një shpend.

“S’bëhet fjalë për sulm. Gjatë kalimit nëpër autostradë, xhamin e autobusit e ka goditur një shpend, zog apo hut”, ka thënë Selim Hoti për KlanKosova.tv.

“Pas dëmtimit të xhamit autobusi nuk i plotëson kushtet për të vazhduar tutje.

Tash jemi rrugës me autobusin tjetër për t’i marrë udhëtarët dhe dërguar në destinacion”, ka vazhduar ai.

 Image
 Foto nga vendi i ngjarjes