Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

U raportua se u “sulmua” Kurti, Ministri Çeku jep detaje

 
   

Është raportuar se janë hedhur fishekzjarre e mjete piroteknike në drejtim të kryeministrit Albin Kurti në Skënderaj.

Lidhur me këtë, ministri për Kulturë, Rini dhe Sport, Hajrulla Çeku ka thënë se ka pas tentime që të pengohet tubimi në Skënderaj, shkruan “Bota sot”.

Postimi i plotë:

Disa qyqanë të orkestruar nga partia paskan tentu me e pengu tubimin e Vetëvendosjes në Skënderaj. Për çudi, komuna paralele e Serbisë atje nuk ju bënte fort përshtypje.

Harroni që na ndalni. Po thyejm bastione një nga një, cep më cep. Dje në Deçan, sot në Drenicë, e çdo ditë deri në 500 mijë zemrat e 9 shkurtit.

Politika primitive nuk kalon.