Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“U rrahur shpulla e grushta nga Hashim Thaçi”, Naim Miftari tregon detaje pas njiftimit se Dedaj është ftua nga Specialja

 
   

Ish-ambasadori i Kosovës në Shkup, Gjergj Dedaj, është ftuar si dëshmitar nga Gjykata Speciale.

Lajmin e ka bërë të ditur Dedaj të hënën përmes një lajmërimi në rrjetin social Facebook.

“Sot udhëtoj për Hagë. Jam ftuar si dëshmitar në Hagë. Ndonëse viktimë e Serbisë, përkundër vullnetit tim, jam ftuar dëshmitar nga Dhomat e Specializuara te Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës! Zoti e bekoftë Kosovën martire”, ka shkruar Dedaj.

Pas këtij njoftimi të Dedajt, ka reaguar ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.

Përmes një postimi në Facebook, Miftari tregon se gjatë kohës së luftës, në vitin 1998, Dedaj është rrahur me shpulla e grushta nga Hashim Thaçi.

“Gjergj Kastrioti i Kosovës

Krejt varet se cili Gjergj ka udhëtuar për në Gjykatën e Hagës, a ka udhëtuar Gjergj Kastrioti, Ambasadori i Hashim Thaçit apo për Gjykatë ndërkombëtare ka udhëtuar Gjergj Kastrioti, Delegati qē kerkojke makiato e pica në mal e që u rre shpulla e grushta kres në shkollën e Baicës 1998 nga Hashim Thaçi…..!”, shkruan Miftari në Facebook.