Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

U rrëzua në tokë ‘tap’ me alkool dhe dëmtoi kokën, vdes 53-vjeçari nga Miloti

Një 53-vjeçar në gjendje të dehur ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në Milot.

Një 53-vjeçar në gjendje të dehur ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në Milot.

Policia njofton se rreth orës 18:00, në aksin e vjetër rrugor Laç-Milot, në afërsi të Uzinës, dyshohet që shtetasi L. K. 53 vjeç, banues në Milot, duke lëvizur në këmbë në anë të rrugës, në gjëndje të dehur, është rrëzuar përtokë dhe është dëmtuar në pjesën e kokës, ku si pasojë ka humbur jetën.

Nga veprimet hetimore paraprake të kryera si kqyrja e vendit të ngjarjes, kqyrja e pamjeve filmike të administruara, dëshmitë e marra si dhe kqyrja e jashtme e kufomës, rezultoi se ngjarja është aksidentale.

Trupi i 53-vjeçarit është dërguar pranë IML Tiranë për ekspertim mjeko-ligjor, ndërsa grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të zbardhjes së ngjarjes