Një 64-vjeçar ka vdekur në Korçë, pasi u rrëzua aksidentalisht nga një pemë arre.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:15 të ditës së sotme, në fshatin Krushovë. Ë.Z. ka qenë duke mbledhur arra në pemë, kur ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka rënë prej saj, shkruan tch
Ai u dërgua menjëherë në spital për ndihmën e parë, por ka mbërritur i pajetë. Trupi i transferua në morg, ndërsa policia ka shkuar në zonë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.