Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

U rrëzua nga tarraca e biznesit të familjes së tij, ndërron jetë te Trauma 21-vjeçari (Emri+Foto)

Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë, 21-vjeçari Klajvert Çuni, i cili pasditen e 23 marsit ka rënë aksidentalisht nga tarraca e biznesit në pronësi të familjarëve të tij në fshatin Torovicë të Lezhës.

Pavarësisht përkujdesjes së bluzave të bardha, i riu i cili ishte futbollist i akademisë së Shënkollit, nuk mundi t’ju mbijetojë plagëve të marra në kokë e pjesë të tjera të trupit.