Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“U shpall fajtore para gjithë botës”/ Vjen thirrja për BE-në: Largoni Vuçiqin nga dialogu!

 
   

Më 23 maj, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi rezolutën që e shpall 11 korrikun Ditë Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë.

Kjo rezolutë u kundërshtua ashpër nga Serbia, por kaloi me 84 vota për. kundër ishin 19, ndërsa abstenime 68.

Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë, 11 Korriku, tashmë është shënuar në kalendarin zyrtar në faqen e OKB-së.

Pas kësaj, profeosri Binak Maxharraj, në një pronocim për “Bota sot”, thotë se me këtë Serbia u mbështet për muri duke u shpallë fajtore edhe nga vendet e botës.

“Pas Rezolutës së OKB-së ku Serbia shpallet shtet gjenocidial me një kryetar poashtu se ka marrë pjesë në masakrat dhe gjenocidin e boshnjakëve në Srebrenicë, i cili ishte pjesë e shtabit të Millosheviqit ku u maskaruan mbi 8500 pjesëtarë të komunitetit boshnjak.

Më këtë rezolutë Serbia u mbështet për muri nuk mundi të mohoj edhe më tutje se nuk ka bërë gjenocid në Srebrenicë. U shpallë fajtore para gjithë botës.

Më këtë rast 11 maji u bë si një datë përkujtimore në tërë botën për të gjitha viktimat në Srebrenicë.

Pasiqë presidenti i Serbisë tani e shpallur si gjenicidiale me një president poashtu qe mori pjesë aktive në gjenocidë. Këtë e vërteton edhe deklarimi i tij gjatë luftës se do i vrasim 100 boshnjak për një serb por makineria vrastare ku bënte pjesë edhe Vuçiq vranë hiq me vetem ne Srebrenicë 85 herë me shumë apo,mbi 8500 pjestar te komunitetit boshnjak”, thotë ai.

Sipas tij, pasi Serbia dhe Vuçiq u shpallën shtet gjenocidal, atëherë Qeveria e Kosovës, duhet t’i bëjë thirrje BE-së dhe DASH-it, që Vuçiqin ta largojnë nga bisedimet me Kosovën, sepse realisht nuk është i denjë për këto bisedime.

“Lidhur me këtë kur Serbia u shpallë shtet gjenocidial dhe Vuçiq si pjesëmarrës në këto masakra, ai realisht nuk do mund të qëndronte më në pozitën e presidentit të Serbisë gjenocidiale.

Karshi kësaj pasiqë Serbia dhe Vuçiq u cilësuan si gjenocidal Qeveria e Kosovës, BE-së por edhe DASH-it duhet t’i bëjnë kërkesë urgjente që Vuçiq nuk është më i denjë të marrë pjesë në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë.

Kjo është punë urgjente sepse nuk shkon që një pjesëtar i shtabit që ka marrë pjesë në gjenocid të përfaqësohet nga Serbia në dialog.

Është punë e vetë Serbisë se kënd do ta caktoi në vend të tij në dialogun midis Kosovës e Serbisë.

Kosova urgjentisht duhet t’ia bëjë këtë kërkesë BE-së dhe DASH-it”, përfundon ai.