Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

U shpall i kërkuar nga policia, Federata e Xhudos refuzon të flasë për Akil Gjakovën

Xhudisti Akil Gjakova është shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës si i dyshuar për dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Gazeta Insajderi ka kontaktuar kryetarin e Federatës së Xhudos e Kosovës, Agron Kukën, mirëpo i njëjti ka refuzuar të flasë.

Kuka ka refuzuar të prononcohet për Insajderin kur mediumi kërkoi ta pyes lidhur me Gjakovën nëse është kthyer në Kosovë, pas vizitës së tij në Hungari. Ai ka pretenduar se Insajderi s’po e raporton vërtetësinë e ngjarjes, por kur është pyetur se si është e vërteta ka hezituar të flasë.

Në një postim të fundit të Federatës së Xhudos së Kosovës njoftohet se Gjakova me xhudistë të tjerë ka marrë pjesë në Kampin Stërvitor Olimpik në Tata të Hungarisë.

“Është mbajtur Kampi Stërvitor Olimpik në Tata të Hungarisë nga datat 8 deri 13 prill 2024, ku pjesëmarrës ishte edhe ekipi i xhudistëve nga Kosova të përbërë nga Akil Gjakova, Dardan Cena, Dion Sharapolli, Loris Sharapolli, Muhamedin Veseli, Anes Veseli dhe Rios Kuka”, thuhet në njoftimin e federatës së xhudos.